Google ADS

Prokuroria në Pejë organizon punëtori mbi dhunën në familje dhe shëndetin mendor

07:55 | 18 Tetor 2024
E.K

Prokuroria Themelore në Pejë, me mbështetjen e OSBE-së, do të organizojë një punëtori lidhur me “Rastet e dhunës në familje dhe trajtimin e personave të paraburgosur me nevoja të shëndetit mendor”

Në ketë tryezë do jenë të pranishëm mbi 35 persona, përfshirë zyrtarë të institucioneve vendore, ndërkombëtar edhe anëtarë të shoqërisë civile.

Tryeza do të mbahet prej orës 10:00-13:00 në hotelin “Dukagjini” në Pejë.

Pjesë e panelit diskutues do jenë :

 

Agim Kurmehaj – Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë

 

Laura Pula – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

 

Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë

 

Mark Lasser – Shef i Sektorit për Drejtësi dhe Ligj, OSBE

 

Nushe Kuka Mekaj – Gjykata Themelore në Pejë

 

Shaban Shala – Kolonel, Drejtoria Regjionale e Policisë/Arbresh.info

Të ngjashme