Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar sot Rahovecin, ku së bashku me kryetarin e degës së LDK-së në Rahovec, Burim Krasniqin dhe kandidatin për deputet, Enis Durgutin takuan strukturat e nëndegëve të bashkësive lokale në Qifllak dhe Kramovik.
Sipas Hotit, përmbyllja e këtij mandati qeverisës i gjen familjet në përballje me çmimet e larta, paga të ulëta, mungesë të investimeve nga Qeveria dhe ikje masive të të rinjve, përcjell Arbresh.info.
“Ankesat kryesore lidhen me: 1. Çmimet e larta në artikujt e përditshëm, 2. Rritjen e tatimit në pronë, 3. Rritjen e çmimit të energjisë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.
“Derisa rritja e çmimit të artikujve është ndikuar nga kriza globale, rritja e tatimit në pronë dhe e çmimit të energjisë është bërë me vendime të qeverisë dhe institucioneve vartëse. Kjo formë e qeverisjes duhet të ndërpritet me votë demokratike”, shkroi Hoti./Arbresh.info
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...