Google ADS

Pacolli për Dejona Mihalin: Nuk e njoh, kam dëgjuar kush është ajo

22:05 | 17 Tetor 2024
K.B

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka komentuar bisedat e kooridatores së komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihalin me ish kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqin.

Pacolli tha se nuk e njeh Dejona Mihalin, por që ka dëgjuar për të.

“Unë Dejona Mihalin nuk e njoh, kam dëgju kush është ajo E kam parë kohëve të fundit një fotografitë saj, nuk kam pas as një telefonatë me të dhe për mu do të ishte e tepërt të shprehem për të”, tha Pacolli.

Tutje ai tregon arsyen e prishjes së AKR-së me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në vitin 2017 ne jemi prish me Lëvizjen Vetëvendosje, këtë mundet edhe dikush tjetër me konfirmu, ne kemi debatu shumë për mënyrën e trajtimit të kompanive publike dhe ne kemi insitu që operatori ekonomik të drejtat dhe detyrimet e tij duhen të fiksohen me ligj ekzakt dhe politika në anën tjetër ta parasheh me ligj çdo aktivitet që ka me ndërmarrjen në fjalë dhe ata duhet nëse takohen ligji flet cila është e drejta e njërit apo tjetrit”, tha ai në Debat Plus./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme