Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se është kthyer nga Turqia për të votuar për presidente të Kosovës, Vjosa Osmanin.
I ftuar në “Debat Plus”, Pacolli tregon se e kishin thirrur ata duke i thënë se mungonte vetëm vota e tij për tu zgjidhur Osmani presidente.
“Unë isha kthyer nga Turqia me kërkesën e tyre që të votojë për presidenten, mua më thanë që mungon vetëm vota juaj dhe se formimi i qeverisë është në duart e mia. Unë nuk mund të mos kthehesha, dhe atë natë më kanë thanë që mungojnë edhe votat tjera”, tregon Pacolli.
Tutje ai thekson se ka biseduar me Milan Radoiçiqin, ish-nënkryetarin e Listës Serbe – tash kryeterrorist për sulmin në Banjskë të Zveçanit.
Pacolli shton se biseda me Radoiçiqin ishte kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani për të siguruar votat që do të mundësonin formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentes.
“Unë kam pasur një komunikim me zotin Radojçiq, ju e dini jam takuar edhe në jaht. Rastësisht e kam takuar dhe e kam ditur kush është. Dhe ai emër është dëgjuar kur është bërë nënkryetar i Listës Serbe. Dhe kam thënë se ndoshta e gjej numrin e tij të telefonin te një koleg i juaj. Kam telefonuar një gazetar dhe ma kanë dhënë numrin tij.Kam thënë se vetëm këtë me lut. Me e pyet. Nëse dëshiron ai. Dhe më kanë thënë sigurisht që po. Ata janë deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe unë e kam thirru atë. Në momentin e parë (Radojçiqi) nuk ka pranuar me dërgu askënd. Dhe kam qenë shoferin duke shkuar në shtëpi, në makinë, kur më ka thirr dhe më ka thënë shiko po më vjen shumë rënë mos më implementuar këtë që po ma kërkon. Më thotë nesër në ora tre, deputeti Adem Hoxha është para parlamentit dhe do të jetë prezent. Dhe kjo ka ndodhur. Besoj që i kam shërbyer vendit dhe zotit Kurti dhe zonjës presidente”, ka shtuar Pacolli./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Pacolli: Me kërkesë të Kurtit e Osmanit, ia kërkova votat Radoiçiqit
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra