Google ADS

“Nuk mund ta këndoj këtë tani”, Rita Ora emocionohet teksa këndon këngën që ka me Liam Payne, shfaq foton me të

20:45 | 17 Tetor 2024
K.B

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është emocionuar gjatë performancës së këngës “For You” që e ka me këngëtarin që vdiq mbrëmë, Liam Payne.

Performanca është e koncertit në Japoni. Në një moment, Rita shihet duke u kërkuar fansave që ta këndojnë këngën, duke thënë se “nuk mund ta këndoj këtë tani”.

Ajo edhe mbulon fytyrën në një moment.

Gjatë performancës, një fotografi e Liamit dhe Ritës u shfaq në ekranin e madh pas saj.

Bota e showbizit ndërkombëtar është tronditur pas vdekjes së ish-anëtarit të grupit “One Direction”, Liam Payne.

Ai thuhet se ra aksidentalisht nga ballkoni i katit të tretë i një hoteli në Buenos Aires.

E mërzitur për vdekjen e tij në mesin e qindra artistëve dhe fansave, është edhe Rita Ora.

Ajo ndau një fotografi me Payne, të përqafuar.

“Pusho i qetë Liam Payne. Do të kujtohesh gjithmonë. Ngushëllime familjes, miqve dhe fansave”, ka shkruar Ora.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm