SHSKUK njofton se PrEP mund të merret falas në QKUK

20:20 | 17 Tetor 2024
K.B

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se PrEP mund të merret falas në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës .

Në njoftimin për media nga SHSKUK-ja thuhet se parandalimi para ekspozimit (PrEP) është një strategji parandaluese që përfshin marrjen e barnave antiretrovirale nga persona HIV-negativ me rrezikshmëri të lartë, për të zvogëluar ndjeshëm rrezikun e infektimit me HIV, shkruan Arbresh.info

Njoftimi i plotë:

PrEP mund të merret falas në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Çfarë është PrEP?

Parandalimi para ekspozimit (PrEP) është një strategji parandaluese që përfshin marrjen e barnave antiretrovirale nga persona HIV-negativ me rrezikshmëri të lartë, për të zvogëluar ndjeshëm rrezikun e infektimit me HIV.

PrEP zvogëlon rrezikun e infektimit me HIV përmes marrëdhënieve seksuale rreth 99% të rasteve, kur merret në mënyrë të rregullt dhe siç është e rekomanduar.

PrEP zvogëlon rrezikun e infektimit me HIV nga injektimi i drogave rreth 74% të rasteve.

PrEP është më efektiv kur merret rregullisht, por nëse humben doza është më pak efektiv. PrEP mbron vetëm nga HIV, prandaj përdorimi i kondomëve është ende thelbësor për të parandaluar infeksione tjera seksuale (IST) dhe për mbrojtje të shtuar, nëse PrEP nuk merret siç duhet.

Të ngjashme