Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se pas takimeve me zyrtarë qeveritarë në Paris, agjendën e vazhdoi me një takim të rëndësishëm në OECD (Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), me Drejtorin Global për Çështje Arsimore të kësaj organizate, Andreas Schleicher.
“Andreas është i njohur botërisht si eksperti që ka zhvilluar tërë sistemin botëror të testeve dhe instrumenteve arsimore PISA. Kosova, siç e dimë, ka shënuar rezultate të ulëta dhe me Andreas biseduam gjerësisht, duke i analizuar këto rezultate dhe reformat strategjike që mund t’i implementojmë shpejt në Kosovë”, shkroi Hamza në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje, Hamza theksoi se është falënderues për takimin dhe për ndihmën e paralajmëruara.
“Këshillat e OECD dhe të dhënat nga PISA, si dhe analizën e Andreas e kam përfshirë tashmë në programin tim dhe pa dyshim se arsimi do të jetë prioriteti im kryesor, së bashku me ekonominë. Nuk ka ekonomi të zhvilluar dhe kuadro të përgatitura pa reforma thelbësore në arsim. Jam falënderues për takimin që patëm në zyrën kryesore të OECD dhe për ndihmën e paralajmëruar, por jam edhe i gëzuar për punën e madhe që po na pret për ta ndryshuar rrënjësisht sistemin tonë arsimor”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...