Vjen reagimi i Klea Prengës pasi motrat Berisha u vetëdorëzuan

17:56 | 17 Tetor 2024
K.B

Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan ditën e djeshme në policinë e Tiranës pas dy muajsh në kërkim për rrahjen e Klea Prengës.

Lidhur me vetëdorëzimin e motrave Berisha në polici është aluduar për një pajtim të mundëshëm mes vajzave dhe heqjen e kallëzimit në polici të Kleas.

Modelja Klea Prenga  ka thënë se pajtim mes tyre nuk do të ketë, shkruan Arbresh.info

“Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem e qartë nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodh asnjë pajtim”, ka shkruar modelja në Instastory.

Tutje ajo ka thënë se shpreson që procesi gjyqësor të jetë i drejtë dhe transparent, dhe që drejtësia të vihen të vend.

Dy muaj pas shpalljes në kërkim, për rrahjen e Klea Prengës, dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj janë vetëdorëzuar në polici.

Kujtojmë se blogerja Klea Prenga u sulmua nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në Tiranë në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024.

Ajo ishte duke ngrënë kur dy motrat motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.

Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme