Google ADS

Në QKUK po realizohen operimet në zemër përmes metodës minimale invazive dhe endoskopike

16:41 | 17 Tetor 2024
K.B

Në Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë, nga dita e djeshme po qëndron për vizitë pune, drejtori i Kardiokirurgjisë së Spitalit Universitar të Cyrihut dhe njëkohësisht udhëheqës i Alliances për Kardiokirurgji (Spitali Universitar i Cyrihut, Spitali i qytetit te Cyrihut dhe Spitali kantonal i Cyrihut) Prof. dr. Omer Xhemaili.

Përmes një njoftimi për media nga SHSKUK, thuhet se ai është pritur në takim nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, u.d. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari dhe dr. Ardian Shefkiu, të shoqëruar nga Dr. Shpejtim Shurdhiqi, drejtor i Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë.

Gjatë takimit u vlerësua kontributi dhe përkrahja e profesor Xhemailit, e cila do t’i shërbejë edhe për kardiokirurgët e QKUK-së.

“Profesor Xhemaili së bashku me stafin e Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë të udhëhequr nga Drejtori i klinikës, Dr. Shurdhiqi kanë realizuar me suksese riparimin e valvulës mitrale tek disa pacientë përmes metodës minimale invazive endoskopike, metodë që realizohet përmes një prerje rreth 5 centrimetra, në hapësirat ndër brinjore duke bërë riparimin apo ndërrimin e valvulës, pa pasur nevojë të hapet dërrasa e gjoksit-sternumi”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se kontributi dhe gatishmëria e Profesor Xhemailit në trajnimin e stafit të Kardiokirurgjisë me këto metoda minimale invazive paraqesin hap drejt zhvillimit të Kardiokirurgjisë me metoda të avancuara, të cilat në të ardhmen do të shtohen në numrin e procedurave operative kardiokirurgjike në QKUK./Arbresh.info/

Të ngjashme