Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit të veprave të ndryshme penale, ka realizuar një aksion, për sigurinë e nxënësve në Prizren.
Policia bën të ditur se cak ishte kontrolli në autobusët që bartin nxënës.
Në bazë të dyshimit, janë kontrolluar disa prej tyre.
Në njoftim thuhet se policia ka kërkuar për mjete të rrezikshme si dhe armë të ftohta e armë të zjarrit.
“Gjatë këtyre kontrolleve fatmirësisht nuk është gjet asgjë kundërligjshme. Policia e Kosovës do të vazhdoj me përkushtim në parandalimin e veprave penale dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e veçanërisht do të përkujdesemi për sigurinë në shkolla dhe rreth tyre”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin