Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka marr pjesë në konferencën për rëndësinë e veprimeve ndaj minave në Ukrainë, që u mbajt në Lozanë të Zvicrës.
Gërvalla në këtë konferencë mori pjesë me ftesë të homologut të saj zviceran, Ignazio Cassis, transmeton Arbresh.info.
Në fjalën e saj të rastit, Gërvalla tha se krahas rëndësisë së strategjive për çminim, fitorja e Ukrainës dhe ndalja e luftës janë vendimtare për paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe më gjerë.
Gërvalla theksoi përkushtimin e Kosovës për të kontribuar jo vetëm në sigurinë e brendshme, por edhe në misionet ndërkombëtare, duke përdorur përvojën e Kosovës në çminimin e zonave të minuara, dhe mbështetjen për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.
Po ashtu, Gërvalla theksoi urgjencën e përfundimit të luftës në Ukrainë, duke paralajmëruar se bashkësia ndërkombëtare po dështon çdo ditë që kjo luftë vazhdon.
“Edhe nëse kjo luftë do të ndalej sot, bashkësisë ndërkombëtare do t’i duhet të merrej edhe për vite të tëra me pasojat e kësaj lufte, me të mbijetuarit, viktimat dhe rindërtimin e Ukrainës. Por lufta nuk po ndalet sot dhe prandaj është e domosdoshme që bashkësia ndërkombëtare të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta ndaluar këtë luftë tani,” tha Gërvalla.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...