Emisari evropian për dialog, Miroslav Lajçak, do të organizojë një takim të kryenegociatorëve javën tjetër, merret vesh nga burimet mirë të informuara në BE.
Takim i planifikuar me kryenegociatorin Kosovar Besnik Bislimi si dhe homologun e tij nga Beogradi, Petar Petkoviq, është paraparë të mbahet më 24 tetor.
Gjithnjë sipas burieve të Be-së, qëllimi i takimit është të diskutohen mënyrat si të ecet përpara në procesin e dialogut, me theks të veçantë në domosdoshmërinë e implementimin të marrëveshjes për rugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Ndonëse ftesa është dërguar tek palët, dhe ato duket se e kanë kofirmuar pjesëmarrjen në takim më Lajçak, takimi i përbashkët Bislimi-Petkoviq mbetet i pasigurt.
Një takim i ngjashëm herën e fundit është mbajtur më 17 shtator në Bruksel, kur kryenegciatorët erdhën në kryeqendrën evropiane, zhvilluan biseda me emisarin e BE-së për dialog, por megjithatë nuk u takuan bashkë./rtk
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?