Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow.
Hovenier u shpreh se jemi të pikëlluar nga humbja e koleges tonë.
Ai u shpreh se Kaidanow si anëtare e shërbimit diplomatik amerikan, la një trashëgimi të qëndrueshme në rajon, duke kontribuar në avancimin e paqes dhe sigurisë, shkruan Arbresh.info.
“Ajo ishte një mbështetëse e fortë për popullin e Kosovës në arritjen e vizionit të tyre për një demokraci sovrane, shumëetnike dhe të suksesshme”, tha Hovenier.
Ambasadori i dërgoi ngushëllimet e tij familjes së saj dhe të gjithë atyre që e njohën./Arbresh.info/
Begaj nisë vizitën zyrtare në Itali, bashkë me presidentin M...
Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter hedh votën për zgjedhje...
“Ta fal”, publikohet bashkëpunimi i parë nga Romeo Veshaj dh...
Mosmarrëveshje mes Davide dhe Carlo Ancelotti në lidhje me y...
Supremja e hedh poshtë kërkesën e Shalës për rishikim të ven...
Publikohet “Ditëlindja” nga Yll Limani