Google ADS

Pacolli: Dikush në emër të qeverisë po e shtrembëron të vërtetën

14:22 | 17 Tetor 2024
E.G

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar sërish duke thënë se dikush në emër të qeverisë po e shtrembëron të vërtetën duke theksuar se “nuk desha të them se po gënjen”.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se për këtë çka ka thënë ka dëshmi dhe njerëz të tjerë, shkruan Arbresh.info.

“Mos harroni se po tregoheni shumë të ligë dhe jo mirënjohës!”, ka thënë ai.

Ndryshe, dje kreu i AKR-së ka thënë se ai thënë se një ditë para se Vjosa Osmani të zgjidhjes presidente e shtetit, ka folur me Milan Radojiçiqin në prezencën e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Ai thotë se në këtë bisedë telefonike u peshkua një deputet për votimin e saj dhe praktikisht ajo u arrit.

Për këtë deklaratë të tij nuk kanë folur nga Presidenca e Kosovës derisa nga Qeveria e kanë mohuar./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Pacolli: Kam folur me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

 

Të ngjashme