Gent Gjini, avokati i angazhuar nga familja e të ndjerit Faton Hajrizi, sot ka dorëzuar padi ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si dhe deputetit të VV-së Arbër Rexhaj.
Familja e Faton Hajrizit padit Kurtin dhe dy ministra: Fatoni nuk ishte kriminel
Vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi tha se vëllai i tij Fatoni nuk ka bërë vepra penale dhe nuk është kriminel.
“Kjo vret më së shumti që ka deklaruar se Fatoni nuk e ka vrarë (është fjala për avokatin Gazmend Halilaj i cili në media ka pohuar se Faton Hajrizi nuk e ka vrarë ushtarin rus). Vëllai im ka mbajtur 20 vjet burg ky duhet të jap përgjegjësi. Unë nuk kam probleme me shtetin tim as me gjermanin. Janë duke e quajtur një njeri kriminel aj nuk ka bërë krimi jo vetëm se ka ik nga burgu me e quajt kriminel, Fatoni nuk ka bërë vepra penale. S’ka bë vepra penale . Me quajt kriminel është dikush që ka vrar gra e fëmijë”, ka thënë ai para mediave.
Ndryshe, Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në Loznicë të Serbisë, pasi u arratis nga burgu i Smrekonicës./Arbresh.info/
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...