Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se dje në koordinim me Policinë e Kosovës janë zbuluar dy raste të kundervajtjeve doganore.
Sipas njoftimit të Doganës pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara janë kontrolluar dy barnatore në Ferizaj, shkruan Arbresh.info.
“Gjate kontrollit të subjekteve janë gjetur produkte farmaceotike( 436 pako barna) pa banderolla të Republikës se Kosovës, ku disa prej të cilave mbanin banderolla të Serbisë dhe shteteve tjera. Vlera e tyre është rreth 4000 euro”, thuhet në njoftim.
Dogana thotë se mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme.
“Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e doganes së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...