Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve, KH Rahoveci është gati për paraqitjen e dytë në gara evropiane.
Në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup), Rahoveci përballet me skuadrën belge, Sezoens Achilles Bocholt. Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 20:15 në Bocholt të Belgjikës.
Pas sukseseve historike, titullit të kampionit dhe triumfit në Superkupë, “vreshtarët” synojnë suksesin e parë në gara kontinentale.
Para dy vitesh Rahoveci luajti dy ndeshje të forta me skuadrën çeke Karvina. U mposht me rezultat të ngushtë dhe nuk ia doli të avancojë.
Rahovecasit kanë nisur mirë edicionin dhe presin që formën ta konfirmojnë në Belgjikë e pas një jave edhe në “Mizahir Isma”, para tifozëve të tyre./rtk/
Parashikimi i motit për të premten
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League