Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se mospjesëmarrja e deputetëve të mazhorancës në tri seancat e fundit të jashtëzakonshme përbën një shkelje të besimit të qytetarëve, detyrave dhe përgjegjësive si deputetë të kuvendit.
Në reagim, IKD-ja ka shprehur shqetësim të thellë për situatë, teksa ka kërkuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, të largohet nga rruga e bojkotit, të cilën IKD e quajti si kundër-kushtetues.
“Kjo praktikë dhe qasje e LVV është e pazakontë dhe cenon rëndë vlerat demokratike të Republikës se Kosovës. IKD konsideron se debatet parlamentare janë shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe përfaqësimit demokratik, deputetët e shumicës parlamentare e kanë obligim të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutimin e çështjeve që prekin interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Bojkoti i seancave parlamentare dëmton jo vetëm integritetin e Kuvendit por edhe injorim ndaj qytetarëve të Kosovës”.
“Deputeti ka detyrimin të respektojë dispozitat kushtetuese dhe ligjin, të cilat përbëjnë bazën e funksionimit të një shoqërie demokratike. Ky obligim e vendos atë në një rol të rëndësishëm, ku veprimet dhe vendimet e tij duhet të reflektojnë vlerat dhe parimet e shtetit ligjor”.
“Nga Kushtetuta dhe ligji deputeti vepron në përputhje me besimin që i është dhënë nga qytetarët. Ai duhet të jetë i përgjegjshëm ndaj tyre dhe t’i mbrojë interesat e tyre, duke u angazhuar për një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse”, thuhet në reagim.
Më tej, IKD-ja tha se bojkoti i deputetëve për çështje ku kërkohet llogaridhënie dhe sqarim të situatave ku deputetët e Kuvendit të Kosovës komunikojnë me persona në kërkim ndërkombëtar për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës, ulin besimin e publikut në vullnetin politik për shtet ligjor dhe luftim të korrupsionit.
“Kjo qasje padyshim se pengon rrugën integruese të Kosovës në strukturat euro-atlantike. Po ashtu, IKD shpreh shqetësim për mungesën e vazhdueshme të Kryetarit të Kuvendit në drejtimin e këtyre seancave të jashtëzakonshme”.
“Instituti i Kosovës për Drejtësi bën thirrje që të gjitha partitë politike, pa dallim, të përmbushin detyrimet e tyre që rrjedhin nga Kushtetuta e Kosovës, ligjet e aplikueshme dhe obligimet ndaj qytetarëve të Kosovës dhe vlerave demokratike që Republika e Kosovës i ka marr përsipër në rrugën e saj drejtë integrimit evropian”, thuhet në reagim.
Eskalojnë protestat në Tbilisi, 44 të plagosur përfshirë 21 ...
Vullneti shpërthen ndaj Kevinit, pas vendimit për të hequr 1...
Simptomat që mund të tregojnë mungesën e hekurit
Xheneta le me gojë hapur të gjithë: Nëse ma sjellni edhe mu ...
Pse ju dhemb gjuri dhe kyçet në këtë periudhë, a ndikon vërt...
Kosovare Asllani nesër përballet sërish me Serbinë