Beqa i PDK-së: Ikja prej përgjegjësisë për ushqimin e ushtrisë, po më duket e paarsyeshme

10:57 | 17 Tetor 2024
E.K

Në mbledhjen e sotme Komisioni për Legjislacion, e thirru për të shqyrtuar raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe Ministrat, si dhe planin e punës së këtij komisioni për sesionin vjeshtor, deputetët e pozitës dhe opozitës u përplasën mbi zhvillimet e fundit në vend.

Si anëtar i këtij komisioni deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka shprehur shqetësime në lidhje me aktivitetet e komisionit për sesionin vjeshtor, duke theksuar rrethanat e krijuara në prag të zgjedhjeve.

Ai gjithashtu kritikoi ndërhyrjet në ligj dhe përgjimet, duke e konsideruar të paarsyeshme ikjen nga përgjegjësia, veçanërisht në lidhje me ushqimin e ushtrisë.

“Në këtë komision deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa-Sa i përketë aktiviteteve të komisionit për sesionin vjeshtor apo planin e punës duke pasur parasysh edhe rrethanat në të cilat jemi në prag të zgjedhjeve. Duke pasur parasysh që ditëve të fundit opozita po mbanë seanca vetë dhe pozita po ik nga përgjegjësia e qytetareve për votën që ka marrë. Në parlament të Kosovës askush më nuk e ka shumicën, as në seanca as në komisione, nuk pe shoh që ka vullnet politik, kam rezerva që mund të kalohet ndonjë ligj më në parlament, sepse po iket nga përgjegjësia, ndërhyrja e njerëzve mbi ligjin, përgjimet, ikja prej përgjegjësisë për ushqimin e ushtrisë, po më duket e paarsyeshme”, tha Hajdar Beqa./Arbresh.info

Të ngjashme