Policia tregon çfarë u gjet gjatë kontrollit në komunën paralele të Skenderajt në veri

09:38 | 17 Tetor 2024
E.K

Policia ka dhënë detaje në lidhje me kontrollin e kryer në komunën paralele të Skenderajt, e cila operonte në Mitrovicën e Veriut.

Sipas raportit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje që vërtetojnë se në këtë objekt ilegal ishin lëshuar dokumente të falsifikuara.

‘Mitrovicë Veri 30.08.2024-17:00. Lidhur me rastin më datë 16.10.2024, njësit policore pas informacioneve të marra nga rrugët operative, kanë zhvilluar kontrolle në objektin nën pronësi të Trepçës, pasi që në atë lokacion ishte duke funksionuar komuna paralele e Skenderajt. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente ilegale të falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme