Emërimi i Thomas Tuchel në postin e trajnerit të Anglisë u prit “me thikë” në mediat e ishullit dhe gjermani mori kritika të ashpra nga mbrojtësi legjendar anglez Gary Neville.
“Daily Mail” e përshkroi emërimin e Tuchel si trajner i ‘Tre Luanëve’ me fjalët “Dita e zezë për futbollin anglez”, dhe Neville mendon se kjo është një lëvizje e tmerrshme e Federatës së Futbollit të Anglisë.
Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Kombëtares së Anglisë ka thënë se kishte trajnerë anglez më të kualifikuar për ta marrë drejtimin e Kombëtares se sa gjermani Tuchel.
“Mendoj se po e dëmtojmë veten. Mendoj se kishte anglezë më të kualifikuar për këtë punë se Tuchel. Trajnerët anglezë kanë një nga reputacionin më të keq në Evropë”, tha Neville, duke shpjeguar më pas pse mendon kështu.
Ne nuk kemi një identitet të qartë dhe nuk kemi ndërtuar një stil që është unik për ne. Ne kemi parë trajnerë nga e gjithë Evropa të vijnë në Ligën Premier dhe të sjellin stilet e tyre në lojën tonë”.
“Ne i kemi kopjuar ata, por për mendimin tim, trajnerët anglezë duhet të ndërtojnë identitetin e tyre, mendova se e kishim lënë pas nesh atë periudhë të emërimit të të huajve në postin e trajnerit”, tha Neville, i cili vetë provoi të jetë trajner, por karriera e tij përfundoi vetëm pas 28 ndeshjeve në stolin e Valencias. /Telegrafi/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...