Pas disa orëve verifikim në qendrën pritëse të Shëngjinit të 16 emigrantëve të parë të mbërritur me anijen italiane “Libra”, vetëm 12 prej tyre janë dërguar për në kampin e Gjadrit ku do të presin përgjigjet e tyre për azil në Itali.
4 emigrantë të tjerë janë dërguar pas në Itali, pasi 2 prej tyre kanë rezultuar minorenë dhe 2 të tjerë kanë pasur probleme shëndetësore.
12 emigrantët janë dërgua gjatë mesnatës në Kampin e Gjadrit me autobus, ndërsa do të qëndrojnë aty deri në pritjen e një përgjigje nga autoritete italiane nëse do e përfitojnë azilin apo do të kthehen pas në vendet e tyre të origjinës.
Anija e marinës ushtarake “Libra” me 16 emigrantë në bordin e saj, 10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, mbërriti mëngjesin e 16 tetorit.
Emigrantët u kapën në det me gomone dhe u shpëtuan nga autoritete italiane, të cilët më pas iu drejtuan brigjeve shqiptare në portin e Shëngjinit, sipas marrëveshjes të arritur mes Shqipërisë dhje Italisë.
Emigrantët që do të vendosen në kampin e Gjadrit do të jenë meshkuj, të ardhur nga vende të sigurta dhe jovulnerabël./rtsh.al/
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...