Astronautët në misionin “Artemis 3” të NASA-s që do të nisen drejt Hënës në shtator 2026, do të mbajnë veshur kostume të firmës së njohur Prada. Një mostër e kostumeve që do të përdoren u prezantua sot në Milano nga gjigandi italian i modës.
“Artemis 3” do të dërgojë astronautë në sipërfaqen e Hënës për herë të parë që nga përfundimi i programit “Apollo” dhe dizajni i kostumeve iu besua kompanisë amerikane Axiom Space, e cila kërkoi bashkëpunimin e grupit të famshëm milanez të veshjeve luksoze.
Kryesisht i bardhë, si në programin “Apollo”, kjo uniformë është rezultat i një bashkëpunimi të paprecedentë. Ajo përfshin gjithashtu thekse gri dhe vija të kuqe që të kujtojnë dizajnin e jahtit lundrues italian Luna Rossa (Hëna e Kuqe) që konkurroi në garën e lundrimit të Kupës së Amerikës dhe u sponsorizua nga Prada.
Pa revolucionarizuar kostumet e astronautëve, uniforma e re premton t’u sigurojë astronautëve rehati maksimale, pasi ka doreza të përshtatura për matjet e çdo astronauti, çizme që mund t’i rezistojnë temperaturave ekstreme dhe terrenit të ashpër, kontroll të brendshëm të presionit, mbrojtje nga rrezatimi dhe jetëgjatësi 8 orëshe të baterisë.
“Në dy vjet, kur NASA të nisë misionin ‘Artemis 3’, astronautët do të shkojnë në vende tepër të rrezikshme, në mjedise ekstreme”, theksoi Presidenti i Axiom Space, Matt Odler gjatë një konference për shtyp në Milano.
“Një nga misionet që NASA dëshiron të bëjë është të përpiqet të zbulojë krateret e ujit në Polin e Jugut, një nga vendet më të ftohta në univers. Modeli i përsosur nga Prada dhe Axiom është uniseks dhe mund të përshtatet në madhësi të ndryshme, pasi me ekipin e Artemis 3 do të jetë gjithashtu edhe një astronaute grua, e para që do të shkojë në Hënë. Informacioni në lidhje me materialet e përdorura është klasifikuar si konfidencial”, tha Lorenzo Bertelli, shefi i marketingut të Prada, por edhe djali i themeluesit të shtëpisë së mdës, Miuçia Prada.
Russell Ralston, i cili drejton programin “suits” të Axiom Space, shtoi se “Prada” ka kombinuar inxhinierinë, shkencën dhe artin për të prodhuar veshje moderne për udhëtarët e ardhshëm në Hënë, “duke siguruar që astronautët do të jenë në gjendje të kryejnë qëllimet dhe misionet e tyre në siguri dhe rehati të plotë”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?