Anglia do t’i paguajë Thomas Tuchelit një pagë vjetore prej 6 milionë euro, një pagë më e vogël në krahasim me atë që kishte te Bayern Munich.
Largimi i Tuchel nga Bayern Munich u konfirmua në shkurt, por ai qëndroi për pjesën tjetër të sezonit pa ekip edhe pse kishte oferta.
Aktualisht, Manchester United ishte i interesuar për ish-trajnerin e Chelseat, por Anglia fitoi garën për të kapur fituesin e Ligës së Kampionëve.
FA e joshi Tuchelin në rolin e tij të parë si përzgjedhës kombëtareje, ndërsa i ofroi një pagë vjetore prej 6 milionë euro, shkruan Florian Plettenberg i Sky Sport.
Trajneri 51-vjeçar ishte ende nën kontratë me Bayern Munich deri në qershor 2025, por tani do të ndërpresë marrëveshjen e tij për të marrë drejtimin e Anglisë nga janari. /Telegrafi/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...