Ka vdekur në moshën 59-vjeçare ambasadorja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tina Kaidanow.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur ish ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.
Hyseni thotë se kontributi i saj në përgatitjen e Kosovës për shpalljen e pavarësisë ishte dhe mbetet i pazëvendësueshëm.
“Paska ndërruar jetë Tina Kaidanow, ish ambasadore e SHBA-ve në Kosovë. Me Tinën kisha bashkëpunim dhe raporte të ngushta zyrtare. Përtej kësaj ishim edhe miq të mirë. Kontributi dhe angazhimi sistematik i Ambasadorës Tina Kaidanow në përgatitjen e Kosovës për shpalljen e pavarësisë ishte dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj. Lamtumirë Tina. Zoti të bekoftë dhe të pastë shpirti dritë! Prehu në paqe! R.I.P. Ambassador Tina Kaidanow”, ka shkruar Hyseni në Facebook./Arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I