Përfshirja e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA do të ndikojë zhvillimin financiar dhe ekonomik të vendit, duke kontribuuar në integrimin e mëtejshëm të saj me tregun e BE-së.
Kështu, Shqipëria do të fitojë akses në një treg më të gjerë evropian, duke lehtësuar transaksionet ndërkufitare dhe duke rritur tregtinë dhe investimet.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se nga fillimi i vitit të ardhshëm transfertat e parave të shqiptarëve të Evropës me Shqipërinë do të jenë njësoj si brenda BE-së.
“Është synimi ynë ta përmbyllim procesin e negociatave brenda kësaj dekade dhe të jemi gati të trokasim në dyert e Këshillit Evropian si shtet anëtar dhe kjo sigurisht është shumë ambicioze. Do të kërkojë një volum të jashtëzakonshëm pune. Kemi punuar shumë pranë me Komisionin dhe kemi hartuar së bashku një udhërrëfyes, edhe njëherë, mjaft ambicioz”, u shpreh Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Péter Szijjártó, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së dhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, nga Luksemburgu një ditë më parë.
Kryeministri po ashtu u shpreh besimplotë se do të përmbusheshin të gjitha standardet apo piketat e ndërmjetme.
“Kemi një plan dhe po kështu mbështetemi tek miqtë dhe partnerët tanë për të na ndihmuar të arrijmë këtë gjë dhe kur them të na ndihmojnë, kjo është dykahëshe, jo vetëm politikisht, ku për fat të mirë kemi mbështetje mjaft të madhe, por edhe teknikisht ku kemi nevojë për dije, kemi nevojë për mbështetjen e trurit. Duke bërë të gjitha këto jam shumë besimplotë që për sa na takon, ne do të përmbushim të gjitha standardet apo piketat e ndërmjetme”, tha ai.
Ai siguroi se Shqipëria do të bëhet një vend evropian në mënyrën sesi funksion, në mënyrën sesi i bën gjërat.
“Në procesin e integrimit kemi ndryshuar kaq shumë gjëra, së bashku me komisionerin Varhelyi dhe komisioneren Von der Leyen, sepse hyjmë në një dinamikë të re dialogu e mirëkuptimi me njëri-tjetrin. Vetëm pagesa, vetëm të qenit pjesë në fund të këtij viti dhe duke nisur nga fillimi i vitit tjetër, që të jemi pjesë e hapësirës së përbashkët të pagesave për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, nënkuptojnë dhjetëra miliona euro të kursyera nga transfertat monetare”, tha Rama.
Rama risolli në vëmendje edhe shtyrjet e afateve të hapjes së negociatave, vendime këto që sipas tij u morën për shkak të dinamikave brenda Unionit edhe pse Shqipëria ishte gati.
“Ashtu siç e përmendi komisioneri Varhelyi, tri herë, tri herë njëra pas tjetrës u poshtëruam. Ishim gati. Komisioni tha që ishim gati dhe pastaj dinamikat, siç e përmendi Peteri, brenda dyerve, pas dyerve të mbyllura, ishin të tilla që tri herë ne u poshtëruam, por ajo çfarë s’të vret, të bën më të fortë e ka thënë një filozof gjerman dhe kështu që ne kemi dalë më të fortë nga kjo dhe ja ku jemi sot këtu”, deklaroi Rama./atsh
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor