Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një telefonatë me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Izraeli nuk bie dakord për armëpushim të njëanshëm në Liban ose për një zgjidhje që do të lejonte Hezbollahun të riarmatosej.
“Në një bisedë telefonike, Netanyahu i tha presidentit të Francës Emmanuel Macron se ai kundërshton një armëpushim të njëanshëm, i cili nuk do të ndryshonte situatën e sigurisë në Liban dhe që do ta kthente vendin në gjendjen e mëparshme”, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.
Sipas tyre, Izraeli “po operon kundër Hezbollahut për ta parandaluar që të kërcënojë qytetarët e Izraelit në kufirin verior dhe për t’u mundësuar atyre të kthehen në shtëpitë e tyre të sigurt”./abcnews.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...