Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot u nënshkrua marrëveshja “Garancia për Ballkanin Perëndimor – Mbështetja e qëndrueshmërisë së ndërmarrësve dhe MSME-ve” në mes të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).
Kjo marrëveshje ka vlerën prej 22.1 milionë euro për garantimin e kredive për ndërmarrjet në Kosovë, me theks të veçantë tek ato ndërmarrje në zona të thella rurale, përcjell Arbresh.info
“Në fjalën e tij përgjatë ceremonisë, Ministri Murati theksoi se marrëveshja e nënshkruar sot do të mundësojë reduktimin e kostos së garantimit të kredive, duke e bërë më të lehtë për institucionet financiare të lëshojnë kredi si dhe më të lehtë për përfituesit që të kenë qasje në financa”, thuhet në njoftimin e MF-së.
“Vlen të theksohet se nga 50 milionë euro që është vlera totale që Bashkimit Evropian përmes kësaj iniciative mbështetë Ballkanin Perëndimor, në kuadër të marrëveshjes së sotme, Kosova ka përfituar 22 milionë euro apo 45% të vlerës totale. Marrëveshja e nënshkruar sot ndërmjet Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe KfW ka për qëllim zgjerimin e qasjes në financa dhe nxitjen e zhvillimit rajonal të balancuar”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...