Është gjetur trupi i viktimës së fundit nga përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese që goditën pjesë të ndryshme të Bosnje e Hercegovinës në fillim të këtij muaji.
Viktima e fundit, e cila ishte kërkuar në zonën e Konjicës pas vërshimeve në atë zonë, është gjetur në liqenin e Jabllanicës, tha të mërkurën kryetari i komunës së Konjicës, Osman Qatiç.
Viktima është një burrë 62-vjeçar nga fshati Buturoviç Polje, afër Konjicës, i cili ishte zhdukur nga vërshimet e 4 tetorit në këtë pjesë të vendit.
27 njerëz humbën jetën nga përmbytjet dhe rreshqitjet e dheut që goditën Bosnje dhe Hercegovinën më 4 tetor, prej tyre 19 në Donja Jabllanica, fshat në Jabllanicë, pesë në Konjicë, dhe tre në Fojnicë./abcnews.al
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...