Abazi: Në Ministri të Mbrojtjes është spiuni i Dejona Mihalit

14:13 | 16 Tetor 2024
Q L

Deputeti Haki Abazi sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se është për brengosje që në çdo ministri ekziston një individ që nuk i përgjigjet ministrit, qeverisë, Komisionit parlamentar, por i përgjigjet një strukture jashtë institucioneve.

Tutje, Abazi tha se edhe në Ministri të Mbrojtjes është spiuni i Dejona Mihalit, shkruan Arbresh.info.

“Në skandalin e fundit me FSK-në, një vajzë me krejt respektin që nuk e ka kryer as shkollën e mesme si duhet, flet për çështjet e Ministrisë së Mbrojtjes sepse është spiuni i Dejona Mihalit në Ministrinë e Mbrojtjes”, tha ai./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme