Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vlerësoi se çdo sukses që Shqipëria arrin në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian duhet të shihet si një hap tjetër përpara për të gjithë rajonin.
Në fjalën e mbajtur dje në Luksemburg, pas çeljes së negociatave për grup-kapitullin “Themeloret”, Rama u shpreh se “më shumë se kurrë sot BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në”.
“Të tregosh rrugën drejt BE-së duke qëndruar i palëkundur në vlerat dhe parimet e saj është një shprehje thelbësore e këtij besimi. Gjashtë vendet tona mund të dallojnë në shumë aspekte dhe mund të jenë në faza të ndryshme të procesit, por një gjë është njësoj për të gjitha, dëshira për të qenë pjesë e Europës, projekti më i suksesshëm i paqes dhe zhvillimit që njerëzimi ka krijuar ndonjëherë”, deklaroi Rama në Luksemburg.
Shqipëria shënoi dje një tjetër moment historik në procesin e integrimit europian, çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian për grup-kapitullin e parë pas mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare në Luksemburg./atsh
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...