Gjatë një takimi zyrtar në Budapest, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi dhe Presidentja e Komitetit për Akreditim të Hungarisë , Valéria Csépe, sot kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në fushën e cilësisë në arsimin e lartë.
Drejtori Gashi ka thënë se ky Memorandum bashkëpunimi është një lajm i mirë për cilësinë në arsimin e lartë dhe dëshmi për ndërkombëtarizimin e sistemit të arsimit në Republikën e Kosovës.
Presidentja Csépe potencoi rëndësinë e këtij Memorandumi për cilësisë në arsimin e lartë konform objektivave të Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë dhe shprehu gatishmërinë e MAB për ta përkrahur AKA-në në arritjen e objektivave të saj.
Marrëveshja është nënshkruar në kuadër të një vizite zyrtare që AKA po zhvillon në Hungari një delegacion i Kosovës, i kryesuar nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, profesoresha Hasnije Ilazi.
Të dy agjencitë janë pajtuar të shkëmbejnë informacione dhe ofrojnë këshilla profesionale për aktivitetet dhe proceset e njëra-tjetrës, për ofruesit e arsimit të lartë që veprojnë në secilin shtet, si dhe për zhvillimet në sistemet e arsimit të lartë të secilit vend.
AKA dhe MAB janë pajtuar që të përfshijnë vlerësues ose specialistë nga sistemet e njëra-tjetrës për të forcuar dimensionet ndërkombëtare të proceseve të vlerësimit të secilës palë.
Dy agjencisë janë dakorduar që të “bashkëpunojnë në projekte dhe aktivitete të dakorduara reciprokisht, për përfitimin e të dyja palëve, përfshirë vlerësimet e jashtme kundrejt standardeve specifike profesionale, zhvillimin e procedurave, rregulloreve, trajnimeve, seminareve, punëtorive, mbështetjen e mobilitetit të stafit, dhe kryerjen e kërkimeve në çështje që lidhen me sigurimin e cilësisë”./rtk/
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...