Google ADS

KFOR-i për vdekjen e komandantit të tyre të parë: Trashëgimia e Jacksonit vazhdon të jetojë në Kosovë

13:38 | 16 Tetor 2024
E.K

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it, i cili ndëroi jetë dje në moshën 80-vjeçare.

Barduani e përshkroi Mike Jackson si një udhëheqës që drejtoi forcat e NATO-s në Kosovë nga qershori deri në tetor 1999, një periudhë e shënuar nga sfida të mëdha dhe arritje të rëndësishme.

Ai theksoi se udhëheqja vendimtare e Jackson-it gjatë atyre muajve të parë kritikë të misionit të KFOR-it i sjellë atij Urdhrin e Shërbimit të Shquar (DSO) dhe respektin e ushtarëve dhe liderëve të botës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme