Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është e zhytur në korrupsion.
Zemaj gjatë seancës së jashtëzakonshme e cila është thirrur nga opozita për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka thënë se edhe deputetët e LVV-së do duhej të ishin pjesë e kësaj seance që të dëgjonin se çfarë ka bërë kjo qeveri.
Ai përmendi edhe publikimin e bisedave mes Dejona Mihalit e Nagip Krasniqit dhe Mimoza Kusarit me Igor Simiqin.
Zemaj me këtë rast tha se Mihali është vet Kurti, shkruan Arbresh.info.
Apple befason fansat me një produkt krejt të ri – iPad Mini
Arbenita Ismajli shkëlqen në imazhet e reja nga plazhi
Mësohet paga e Thomas Tuchel si përzgjedhës i Anglisë
Vdekja e Tina Kaidanow, Krasniqi: Kosova humbi një aleate të...
Osmani: Thellësisht të pikëlluar me lajmin për vdekjen e amb...
Moti i keq godet Italinë, në Liguria mbyllen shkollat dhe bl...