Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë seancës së sotme, para foltores ka dalë me një kapelë.
Ata vendosën kapelet në mikrofonët e tyre si një protestë ndaj bisedave të publikuara mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, ku Mihali e pyet Krasniqin “a po vjen te ne… me kapelë”.
Tahiri ka thënë se është e lehtë të fshihesh pas një kapele, por “do të dalin të gjitha”.
Deputeti i PDK-së tutje ka pasur kritika për RTK-në, e cila nuk po e transmeton seancën e jashtëzakonshme, duke thënë se po tentohet të shuhet zëri opozitar.
“Në këto momente për kureshtje vendosa me pa nëse RTK është duke e transmetuar live këtë seancë dhe e pash që është duke transmetuar një konferencë të kryeministrit Kurti për të mbijetuarit e dhunës seksuale kurse Kuvendin e Kosovës paska vendos me qit në RTK3 kjo s’ka ndodh asnjëherë”, tha Tahiri./Arbresh.info
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos