Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka theksuar se strukturat joformale parapolitike kanë një rol vendimmarrës në Qeverinë Kurti, duke theksuar se ato po ndikojnë në menaxhimin e financave të taksapaguesve të Kosovës.
“Të gjitha veprimet e njëpasnjëshme janë duke shpërfaqur që kjo Qeveri ka ardhur në pushtet me mashtrim. Kosova ka ardhur në një stad ku struktura joformale po diskutojnë se kur duhet të ndalet rryma e kur jo. Është e papranueshme që parapolitika të ketë në dorë secilën ministri e ndërmarrje publike”, është shprehur deputeti i AAK-së.
Sipas Tahirit, është me rëndësi të diskutohet për shlyerjen e borxheve të ambalazhuesve.
“Nuk duhet të jetë asnjë paqartësi se mbi çfarë baze është përllogaritur e shlyer borxhi. Ne jemi në muajt e fundit të këtij Kuvend”, ka thënë ai, duke akuzuar pushtetin se s’po del të ballafaqohet në Kuvendit pasi “s’ka argumente”./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...