Google ADS

Zhegrova reagon pas fitores ndaj Qipros

12:42 | 16 Tetor 2024
D.H

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj Qipros në kuadër të rrethit të katërt në Nations League.

Pavarësisht se nuk shënoi apo asistoi, Edon Zhegrova pati një paraqitje të mirë deri në momentin e zëvendësimit, shkruan Arbresh.info.

Ai u largua nga loja në minutën e 67-të, teksa vendin e tij e zuri, Emir Sahiti.

Pas kësaj fitore, Zhegrova ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.

“Unë biri yt Kosovë. Faleminderit të gjihtë për mbështetjen e jashtëzakonshme mbrëmë”, ka shkruar ylli i Lille.

Kujtojmë se anësori dardan, realizoi gol në ndeshjen e parë të këtij muaji në Lituani, ku “Dardanët”, triumfuan me rezultat 2-1./Arbresh.info

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edon Zhegrova (@edonzhegrova10)

Të ngjashme