50 kg marijuanë janë kapur nga policia greke pas një ndjekje të gjatë të dy automjeteve.
Operacioni është zhvilluar nga policia e Artës, e cila ka ndjekur dy automjete dhe ka arritur t’i ndalojë në aksin Korinth-Athinë. Policia greke ka pasur informacion për lëvizjen e dy mjeteve, njëri prej të cilëve shërbente për kontrollin e rrugës dhe tjetri për transportin e drogës. Janë sekuestruar në total 4 pako që përmbanin 50 kg 700 gram marijuanë. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e mjeteve, një 44-vjecar shqiptar dhe një 29-vjecar grek.
Ndërkohë policia ka arritur të identifikojë dhe dy organizatorët e trafikut, të cilët kishin vënë në dispozicion të trafikantëve edhe automjetet përkatëse. Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë 29 dhe 32 vjec, të cilët janë shpallur persona në kërkim. Dokumentacioni në ngarkim të të dyshuarve i kaloi Prokurorisë së Athinës./tch/
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...