Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri sot të ditur se ka mbyllur hetimet dhe çoi në Gjykatën e Posaçme çështjen ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, duke i akuzuar për korrupsion në procesin e privatizimit të kompleksit sportiv Partizani.
Bashkë me ta akuzohen dhe tre personave të tjerë për pastrim parash, ndërsa Prokuroria e Posaçme njoftoi se tashmë ka dërguar kërkesën për gjykimin e çështjes së tyre në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në njoftimin e SPAK-ut theksohet se ish kryeministri Berisha akuzohet korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi po ashtu për korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë si dhe pastrimi i produkteve të veprës penale në bashkëpunim.
Në çështjen e tyre të nisur nga viti 2020 është vendosur po ashtu në akuzat e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të produkteve të veprës penale në bashkëpunim ndërtuesi Fatmir Bektashi.
Ndërsa Xhimi Begeja dhe Andi Pustina akuzohen po ashtu për pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim. Bashkë me këta tre persona të fundit nën akuzë janë vendosur edhe shoqëritë e tyre tregtare për pastrim parash Studio Pustina sh.p.k., Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.
Prokuroria e Posaçme dyshon se zoti Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij, si një nga ish pronarët e truallit të ish kompleksit sportiv Partizani, ku u ndërtuan më pas një grup pallatesh.
Ish kryeministri Berisha nuk i ka pranuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si sulme politike ndaj tij nga kryeministri Edi Rama të pabazuara në fakte.
Përmes mediave nga arresti i shtëpisë si dhe në oborrin e SPAK-ut, kur iu komunikuan akuzat një muaj më parë, ai ka folur për fakte të manipuluara qëllimisht, duke këmbëngulur se në privatizimin e kompleksit sportiv Partizani nuk ka shkelje ligjore./voa/
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...