Maqedonci: Gjeneral Jackson do të kujtohet për kontributin e tij në krijimin e një ambienti paqësor në Kosovë

11:43 | 16 Tetor 2024
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Mike Jackson.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se gjeneralin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e tij të rëndësishëm në krijimin e një ambienti paqësor në Kosovë , shkruan Arbresh.info.

“Ai me vullnet udhëhoqi komandën e KFOR-it në periudhën më të rëndësishme të tranzicionit demokratik për shtetin tonë, andaj sot ne bashkëndejmë me zemër të rënduar për këtë humbje të madhe bashkë me familjen e gjeneralit si dhe Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.”, ka shkruar ai.

“U prehtë në paqe!”, përfundoi ministri Maqedonci./Arbresh.info/

Të ngjashme