Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, takohet me përfaqësues të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Drejtori Rajonal i Policisë së Prishtinës, Basri Shabani, dhe stafi i tij kanë pritur në takim përfaqësuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Besar Gashi, dhe Drejtorin e përgjithshëm për siguri, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në fushën e sigurisë, si dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta.
“Palët shqyrtuan praktikat aktuale, sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional”.
Tutje, Takimi përfundoi me një angazhim për të vazhduar komunikimin e ngushtë dhe për të ndërmarrë hapa konkretë që do të kontribuojnë në avancimin e objektivave të përbashkëta./Arbresh.info/
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...