Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka uruar Qeverinë shqiptare për hapjen e kapitujve për anëtarësim të Shqipërisë në BE-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti tha se me me anëtarësimin e Shqipërisë në BE fuqizohemi politikisht dhe ekonomikisht, shkruan Arbresh.info.
“Shqipëria hapi kapitujt për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është arritje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i ka vendosur gjithë shqiptarët në rajon nën mbrojtjen e NATO-s. Me anëtarësimin e Shqipërisë në BE fuqizohemi politikisht dhe ekonomikisht.”, ka shkruar ai.
Hoti ka përmendur edhe faktin se në dy vitet e fundit nuk ka mbledhje të përbashkëta të dy Qeverive.
“Në anën tjeter, ka dy vite që nuk ka mbledhje të përbashkëta të dy Qeverive për të avancuar më tutje harmonizimin e politikave ekonomike e sociale, arsimore e shëndetësore, ambientale, energjetike e infrastrukturore.”, tha ai./Arbresh.info/
Ndryshe, Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, në Luksemburg, e vlerësoi si historik këtë moment./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Negociatat me BE-në, Rama: Hap historik për ne, nuk kemi plan B – Alternativat jashtë BE janë makthe
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...