Gjendet drogë në disa lokacione brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë

10:41 | 16 Tetor 2024
E.G

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë gjetur dhe konfiskuar 19.3 gramë substancë të dyshuar narkotike.

Sipas raportit të policisë, substancat janë gjetur në disa lokacione të qendrës, shkruan Arbresh.info.

Rastet janë duke u hetuar.

“POSEDIM I NARKOTIKVE Qendra Korrektuese, Dubravë  15.10.2024. Raportohet se në disa lokacione në qendrën korrektuese janë gjetur dhe konfiskuar 19.3 gramë substancë e dyshuar narkotike. Rastet janë duke u hetuar.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme