Gjendet një mjet i pashpërthyer në Kamenicë

10:25 | 16 Tetor 2024
E.G

Një grua ka raportuar në polici se në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Rogoqicë të Kamenicës ka gjetur një mjet shpërthyes.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes ka dalur njësia e deminimit të Policisë së Kosovës që e ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit pa ndonjë incident, shkruan Arbresh.info.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:57.

“GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER Fsh. Rogoqicë, Kamenicë  15.10.2024 – 15:57. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se në oborrin e shtëpisë së saj ka gjetur një mjet të dyshuar. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e deminimit të Policisë së Kosovës që e ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit pa ndonjë incident.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme