Google ADS

Theret një i mitur në Mitrovicë

10:21 | 16 Tetor 2024
E.G

Një i mitur është therur mëngjesin e sotëm në sheshin Skëndërbeu në Mitrovicë.

Lajmin  për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti I cili tha se lidhur me rastin është arrestuar një i mitur.

Zahiti tha se njësitet po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve.

“Sot, rreth orës  09:45, është  raportuar për nje person të  lënduar. Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në  sheshin Skenderbeu në  Mitrovicë, ku pas një preleshje i lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar  viktima mashkull i moshës se mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një  person i dyshuar i moshës se mitur. Njësitet përkatëse po vazhdojnë  me rrjedhën e hetimeve.” tha zëdhënësi Avni Zahiti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme