Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka nënshkruar marrëveshje prej 12.6 milionë me KfW, e cila ka si qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.
Para nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Murati tha se kjo marrëveshje ka për qëllim përmirësimin e jetës dhe infrastrukturës të qyteteve.
“Sot kemi ceremoninë e nënshkrimit për menaxhimin e mbeturinave. Arsyeja e takimi ka për synim përmasimin e jetës se qytetarëve tanë. Ofrimin e infrstruktures se mbeturinave ne Prishtinë, Prizren dhe Gjilan. Projekti ka për qellim t’i menaxhojë mbetjet dhe te kontrolloj depozitimin e mbetjeve. Projekti synon të mbrojë mbetjet natyrore, kjo nuk do të jetë e vetmja në këtë drejtim”, tha Murati.
Klaus Muller drejtori i Bankës Gjermane për Zhvillim,(KfW) tha se ky projekt është duke u implementuar në emër të BE-së.
Sipas tij është e nevojshme që të veprohet menjëherë.
“Jemi duke implementuar ne emër te Be. Problemet janë shume prezent. Deponia në Prishtinë në mirash është në kolaps. Është me rëndësi që të veprohet menjëherë. Duke parë veprimet urgjente në nivelin lokal dhe qendrorë të punojmë së bashku. Ky projekt për përmisimin e kushteve sfidat mbesin të larta. Kemi shumë deponi që duhet të përmisohen. Ne kemi një thënjë që projektet ujore janë sfiduese dhe gjithashtu mënjanimi i ujrave të zeza është sfiduese, ne jemi të angazhuar ti mënjanojmë këto sfida dhe të ju mbështesim por është e rëndësishme për mirëqenien e njerëzve. Ne jemi të kënaqur që jemi këtu me juve ne mezi presim që Kosova të ju bashkohet BE-së, tha ai./Arbresh.info
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion