Google ADS

Rama:Do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel

09:02 | 16 Tetor 2024
Q L

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas hapjes së grupkapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Rama tha se e marta e 15 tetorit ishte një ditë e paharrueshme për Shqipërinë, shkruan Arbresh.info

Ai theksoi se Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Evropën e Bashkuar.

“Me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme