Google ADS

Aksidentohet me motor një 82-vjeçar në Shkodër

23:28 | 15 Tetor 2024
K.B

Një aksident ka ndodhur në fshatin Vukatanë në Shkodër, ku një makinë është përplasur me një motor, ku për pasojë mbeti i lënduar një 82-vjeçar.

Bëhet e ditur se 82-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, derisa po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Në fshatin “Vukatanë” një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin D. N., 82 vjeç, banues në fshatin Vukatanë”.

“Si pasojë është dëmtuar 82-vjeçari, i cili ndoshet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e drejtuesit dhe të automjetit që ka përplasur 82-vjeçarin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme