Krasniqi uron Kosovën pas fitores ndaj Qipros: Futbollistët dëshmuan se asgjë nuk është e pamundur kur ka vullnet

23:08 | 15 Tetor 2024
E.H

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Kombëtaren e Kosovës për fitoren ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Krasniqi tha se futbollistët tanë po e dëshmojnë se asgjë nuk është e pamundur kur ka vullnet dhe vendosmëri në fushë.

“Urime të përzemërta djelmoshave të Kosovës për fitoren dominuese sonte 3:0 ndaj Qipros. Ky është triumfi i tretë radhazi që tregon përkushtimin dhe forcën e Kombëtares sonë. Futbollistët tanë po e dëshmojnë se asgjë nuk është e pamundur kur ka vullnet dhe vendosmëri në fushë. Vazhdoni me këtë ritëm djema, sepse sukseset më të mëdha janë ende përpara jush! Forca Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info

Lexo edhe:

Kosova fiton bindshëm ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme