Google ADS

Kica-Xhelili për rezervat shtetërore: Është një prej skandaleve më të mëdha të qeverisë

22:06 | 15 Tetor 2024
E.H

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se raportimet se Gjykata Supreme nuk e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për rastin e keqpërdorimit me rezervat shtetërore, janë të pasakta.

Sipas Kica-Xhelilit, ky rast nuk është dosido, por siç thekson ajo, është njëri prej skandaleve më të mëdha të qeverisë, përcjell Arbresh.info.

Lexo edhe:

Rasti i rezervave shtetërore, Supremja: S’pati keqpërdorime – kërkesa e Speciales e pabazuar

Postimi i plotë:

Për hir të sqarimit:

Po shoh që disa medie po raportojnë gabimisht që Gjykata Supreme nuk e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për rastin e keqpërdorimit të qeverisë me rezervat shtetërore.

Kjo është e PASAKTË!

Gjykata Supreme, lidhur me këtë rast, ka vendosur vetëm lidhur me kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve, JO edhe për ekzistimin ose jo të veprës penale. E për ata që kuptojnë veç pak nga procedura penale, e dijnë që kjo nuk ka lidhje me aktgjykimin për kryerjen e veprës penale.

Pavarësisht si përfundon ky rast, lajmet duhet të jenë të sakta sepse nuk kemi të bëjmë me një rast dosido, por me njërin prej SKANDALEVE më të mëdha të qeverisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme